Filloristët nga „Bratstvo Edinstvo“ nga Ohri në tryezë të rrumbullakët me gjeneral-majorin Stiven Krej

517
Më 20 shtator 2018, gjeneral majori Stiven Krej, gjeneral – adjutant i Gardës kombëtare të Vermontit e vizitoi shkollën fillore “Bratstvo Edinstvo” në Ohër. Në ngjarje morën pjesë më shumë se 40 nxënës, mësimdhënës dhe prindër, kryetari i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski, si edhe përfaqësues të Gardës Kombëtare të Vermontit, SHBA.

Filloristët nga shkolla e Ohrit në të cilën mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke me padurim e pritën gjeneral-majorin Krej. Për mirëseardhje, kori i shkollës e zbatoi himnin e shkollës Сите сме едно – Të gjithë jemi një – Heppimiz biriz.

Menjëherë më pas, të pranishmit morën pjesë në tryezë të rrumbullakët në të cilën u diskutuan aktivitetet e përbashkëta të cilat i zbaton shkolla me nxënës prej tre gjuhëve mësimore si edhe ndikimin e tyre ndaj bashkësisë më të gjerë. Të inspiruar prej rezultateve pozitive prej aktiviteteve të tilla, të rinjtë i propozuan gjeneral-majorit Stiven Krej të vendosin bashkëpunim partnerik edhe me ndonjë shkollë nga Vermonti, SHBA.

Është mrekulli të shihen rezultatet prej bashkëpunimit të USAID-it, Sekretariatit amerikan të Mbrojtjes, autoriteteve lokale drejtuar nga aktivitetet për përmirësimin e kushteve për nxënësit. Ne në Vermont i kemi shumë shkolla si kjo në të cilën mësimin e ndjekin nxënës të shumë grupeve etnike, nga Somalia, Vietnami madje edhe Shqipëria dhe BeH. Vlerësoj se do të jetë mundësi e shkëlqyer ndonjëra prej këtyre shkollave të vendos bashkëpunim konkret me këtë shkollë në Ohër”, tha Krej.

Gjatë tryezës së rrumbullakët, kryetari i Komunës së Ohrit i potencoi angazhimet e komunës për të siguruar qëndrueshmëri afatgjate të aktiviteteve për përforcimin e integrimit ndëretnik tek të rinjtë por edhe për përmirësimin e kushteve për të mësuar në shkollat e Ohrit.

Ndryshe shkolla fillore “Bratstvo Edinstvo” ishte një prej gjashtë shkollave modele në Projektin e USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim (INRA) zbatimi i së cilit filloi në vitin 2012. Ndryshe Projekti përfundoi në vitin 2017, shkolla vazhdoi që akoma më intensivisht të zbatojë një numër të madh të aktiviteteve të përbashkëta me nxënës prej tre gjuhëve mësimore, duke përfshirë edhe orë të integruara në mësimin e rregullt.

Përmes Projektit, në bashkëpunim me Komandën Evropiane të SHBA-së, në vitin 2015 shkolla u rinovua – u vendosën dritare, dyer dhe dysheme të reja. Deri më sot, Komanda Evropiane e SHBA-së ndihmoi në rinovimin e 63 shkollave në vend, të cilat janë pjesë e INRA.