FILLOJE NDRYSHIMIN: Programi për trajnimin e arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut

157
Gjendja aktuale dhe rritja e numrit të pacientëve të infektuar me KOVID-19 e ka imponuar nevojën për zbatimin onlajn të programit për trajnim me pesë ekipet e përzgjedhura shkollore. Në periudhën 18-27 nëntor të vitit 2020, u mbajtën katër sesione trajnimi me 17 pjesëmarrës nga 5 shkolla projektuese në fushat kryesore tematike “Zëri i  nxënësve dhe nismat” dhe “Të rinjtë dhe ndërkulturalizmi”.

Sfera e parë tematike i ka përfshirë temat vijuese: Dëgjimi i zërit të të rinjve; Të mësuarit socialo-emocional; Identiteti personal dhe vetpranimi; Koha për ndryshim/vendosmëri; Komunikimi dhe zgjidhja e konflikteve.

Fusha tematike “Rinia dhe ndërkulturalizmi” i ka përfshirë temat: Çfarë do të thotë ndërkulturalizëm për mua; Dialogu ndërkulturor; Të mësuarit ndërkulturor në praktikë; Kompetencat ndërkulturore të mësimdhënies; Ndërkulturalizmi si pjesë e programit mësimor; Kriteret për planifikiminin dhe zbatimin e aktiviteteve ndërkulturore dhe aktivitetet studentore; Realizimi i aktiviteteve studentore ndërkulturore, etj.

Përveç  pjesës teorike, secili sesion ka përmbajtur edhe pjesë praktike, kështu që secila fushë tematike ka përfshirë gjashtë punëtori interaktive me ushtrime ose projekt shkollor në mënyrë që të aplikohet në aktivitetet e nxënësve. Prezantimet dhe aktivitetet që u promovuan gjatë trajnimeve ishin adekuate për marrjen e njohurive dhe zhvillimin e aftësive, si dhe kompetencave të nevojshme për aktivitete të mëtejshme që do të praktikohen midis mësuesve dhe nxënësve. Në fund të çdo dite të trajnimit, trajnerët merrnin detyra, të cilat i kanë prezantuar në trajnimin e ardhshëm.

Pjesëmarrësit kishin mundësi të diskutojnë, zbatojnë aktivitete dhe të shkëmbejnë perspektiva dhe përvoja të tyre relevante për temën konkrete. Sesionet ishin interaktive dhe përfunduan me diskutime dhe opinione.