FILLOJE NDRYSHIMIN: Nxënësit e SHMQSH “Vëllezërit Milladinov” nga Shkupi, morën pjesë në eko aksion

27
Nxënësit e SHMQSH “Vëllezërit Milladinov” nga Draçeva-Shkup, e treguan në vepër iniciativën dhe aktivizmin e tyre rinor. Ata duke respektuar protokollet epidemiologjike për mbrojtje, ishin pjesë e aksionit ekologjik për grumbullimin e mbeturinave të ambalazhit prej plastike, të organizuar nga Pakomak në bashkëpunim me shkollën e tyre të mesme “Vëllezërit Milladinov”. Në aktivitetin, të mbështetur nga projekti “Filloje ndryshimin”, u bashkëngjitën mësimdhënësit dhe prindërit.

Përmes veglave digjitale nxënësit i ndanë obligimet dhe formuan grupe. Më pas, ata ndanë rreth 3.000 fletushka për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e seleksionim të qelqit, duke u bërë thirrje banorëve të lagjes Draçevë që të përfshihen në aksionin ekologjik për grumbullimin e shisheve të qelqta.

Gjatë aksionit, nxënësit së bashku me ekipin e Pakomak-ut grumbullonin mbeturinat të qelqit. U vendosën kontejnerë për grumbullimin e qelqit, ndërsa një kamion së bashku me nxënës kalonte nëpër lagjen. Aksioni u realizua me sukses dhe u pranua pozitivisht nga popullata lokale.

Aksionet e këtilla do të kontribuojnë në rritjen e pjesëmarrjes rinore përmes zërit të manifestuar të të rinjve në vendimmarrjen në bashkësinë lokale në të cilën jetojnë dhe ndjekin mësimin. Kështu realizohen qëllimet e projektit “Filloje ndryshimin” dhe nxënësve u jepet mundësi për të kontribuar drejt përmirësimit të gjendjes në shkollat e tyre dhe mjedisin jetësor. Shumë aktivitete të iniciuara nga nxënësit, e në bashkëpunim me mësimdhënësit dhe prindërit e tyre, janë planifikuar edhe në periudhën e ardhshme.