FILLO NDRYSHIMIN – Çfarë aktivitetesh iniciuan nxënësit nga SHMK “Pero Nakov” nga Kumanova

106
Nxënësit e SHMK “Pero Nakov” nga Kumanova zbatuan disa aktivitete edhe përmes nxënies në distancë edhe me prani fizike me respektimin e protokolleve për mbrojtje. Në kuadër të projektit “Fillo ndryshimin” ata treguan se kur zëri i tyre është dëgjuar, së bashku mund të bëjnë ndryshime pozitive në bashkësinë.

Së pari, ishin të pranishëm në punëtorinë onlajn, diskutuan dhe bënë ushtrim të shkurtër bashkëveprues. Ata jepnin propozime për vlerat që janë të rëndësishme në jetën e të rinjve dhe përmes punës në grupe ndanë mendime për mbrojtjen e mjedisit jetësor përmes zhvillimit të vetëdijes ekologjike dhe rritjes së ndjenjës së pranimit dhe respektimit të personave të moshuar. Në këtë drejtim, ata dhanë propozim që shishet e zbrazëta prej plastike t’i shfrytëzojnë për të përpunuar shporta dekorative me rastin e festës së Pashkëve. Shportat janë përpunuar në kushte shtëpiake me mbështetje të prindërve. Të njëjtat i dorëzuan në Shtëpinë e azilit për persona të moshuar “Zafir Sajto”, Kumanovë.

Shportat e Pashkëve i përpunonim me shumë dashuri dhe gëzim, bëmë përpjekje për t’i bërë të lumtur personat e moshuar të cilët në këtë kohë pandemie janë të frikësuar, të pasigurt dhe ndoshta të palumtur, ndërsa porosia jonë e drejtuar për ta është e qarta: Nuk jeni të harruar dhe ne të rinjtë jemi me ju. Duke u ndihmuar të tjerëve, ndërtojmë lidhje të pandara njerëzore që mbështeten në humanitetin dhe në falënderimin, ndërsa kjo është një nga vlerat që ne nxënësit duam t’i ndajmë me personat më të rritur. Humaniteti është çelësi i lumturisë personale dhe motivimit për jetë më të mirë”, shprehen nxënësit.

Ata realizuan edhe aktivitetin “Zëri im” që përfshiu punëtori kreative për dekorimin e bluzave dhe shkrimin e porosive në to në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Përmes këtij aktivitet u dëgjua zëri i nxënësve të cilët porositën se duhet të pranohen dallimet dhe të respektojnë njëri-tjetrin, pa marrë parasysh në cilën gjuhë flasin dhe si duken. Bluzat me porositë e tyre do t’i prezantojnë në festën e patronazhit të shkollës.

Në mënyrë që të paraqitet zhvillimi i kapaciteteve artistike të nxënësve dhe diturisë së përvetësuar për tema të ndryshme, siç janë diversiteti, paqja dhe jeta e përbashkët, u organizua punëtori për vizatim në xham. Nxënësit përpiluan porosi dhe i paraqitën përmes vizatimeve. Punimet e tyre në sipërfaqe të xhamit do të zbukurojnë shkollën dhe do të mbeten edhe për gjeneratat e ardhshme.

Humaniteti u tregua në vepër përkundër pandemisë. Nxënësit ishin pjesë e punëtorisë kreative në të cilën përpunuan shabllone për maska mbrojtëse, e prenë materialin sipas shabllonëve dhe filluan me qepjen e maskave. Idetë dhe porositë e tyre në temën “Hajde, të mbrohemi” i shprehën përmes dekorimit të maskave, që ua dhuruan personave nga qendra rajonale për personat me aftësi të kufizuara intelektuale “Porosia jonë”, Kumanovë.

Pak nevojitet për ta bërë dikë të lumtur, t’u jesh mbështetje që të vazhdojnë të luftojnë në betejën me rrethimin e vrazhdë. Porositë tona janë mbushur me shpresën se fëmijëve do t’u plotësohen dëshirat dhe ëndrrat e tyre që të jenë më shumë të pranuar nga shoqëria, ndërsa prindërve të tyre të jenë më të guximshëm, më luftarak dhe më të fuqishëm. Duhet të fillojmë të ndryshojmë veten, të jemi ndryshimi që duam ta shohim në botën”, shtojnë nxënësit e motivuar.

Përmes këtyre aktiviteteve, të rinjtë janë gjithnjë e më shumë të pranishëm në marrjen e vendimeve në bashkësinë në të cilën jetojnë dhe mësojnë. Ata i shprehin mendimet dhe idetë e tyre, me çka realizohen edhe qëllimet e projektit “Fillo ndryshimin”.