Ditë e hapur për arsim qytetar në SHF “Qirili dhe Metodi” me vizitë të ministres së Arsimit dhe Shkencës

195
Shkollat fillore, edhe këtë vit shkollor, zbatojnë ditë të hapura për arsim qytetar në të cilat prezantojnë iniciativa të qytetarëve që janë rezultat i konceptit të ri të arsimit qytetar.  Me rastin e Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, SHF “Qirili dhe Metodi” në fshatin  Stajkovc, Gazi Babë, me respektimin e të gjitha masave të mbrojtjes që janë parashikuar me Protokollet e veprimit në shkollat fillore në kushte të Kovid-19, organizoi ditë të hapur në të cilën ishin të pranishëm ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Borçe Georgievski.

Gjatë ditës së hapur, u prezantua një video e përpunuar nga nxënësit për angazhimet e shkollës për qasje inkluzive, iniciativat e nxënësve dhe kujdesit për shëndetin fizik dhe mental e të gjithë të përfshirëve në procesin edukativo-arsimor.  Të gjitha këto iniciativa janë në drejtim të zhvillimit të vlerave qytetare që i forcojnë kapacitetet demokratike të nxënësve.

Nxënësit përpiluan edhe gazetë të shkollës që e publikuan në mnyrë elektronike.  Në të shkruanin për pjesëmarrjen e nxënësve, parandalimin e stereotipave dhe paragjykimeve, promovimin e tolerancës, si dhe për të drejtat e njeriut. Tërë gazetën mund ta shikoni këtu.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës vizituan dhomën sensore në shkollë të dedikuar për të gjithë fëmijët edhe me zhvillim tipik edhe me atë atipik.  “Sot si shembull të mirë e përzgjodha këtë shkollë në Stajkovc që tregon se shkollat mund të jetojnë në frymën e arsimit qytetar. Ata kanë mësim në dy gjuhë mësimore, maqedonisht dhe shqip, kanë arsim inkluziv dhe fëmijët me zhvillim atipik jetojnë dhe mësojnë bashkë me fëmijët me zhvillim tipik. Kanë edhe dhomë sensore që e viziojnë edhe fëmijë me zhvillim tipik edhe fëmijë me zhvillim atipik, për shkak se në këtë mënyrë krijojnë inkluzion, bashkëjetesë dhe zhvillim të përbashkët të të gjithë nxënësve që i kanë në shkollë, pavarësisht nga ku vijnë dhe me çfarë mundësish dhe nevoja vijnë të njëjtit”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska. 

Ajo shtoi se Konceptimi që duhet të fillojë në vitin shkollor 2021/2022 për arsimin fillor do të mbështetet drejtpërdrejtë në parimet e inkluzivitetit, barazisë gjnore dhe respektimit të të drejtave të njeriut, për arsye se në këtë mënyrë krijohen gjenerata të ardhshme të cilat jo vetëm që do t’i respektojnë dhe do t’i dinë të drejtat e njeriut, por edhe do të jetojnë me to dhe do të luftojnë çdo ditë që ato të realizohen.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.