„Biseda ë enjteve“ dhe argëtim dhe mësim në kuadër të programit Access

84
Rreth 200 nxënës nga të gjitha 11 lokacionet ku zbatohet Programi Access – Mikrobursim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Shkup, u shoqëruan dhe mësuan punë të reja edhe gjatë ciklit onlajn „Biseda të enjteve“. Këto janë orë onlajn me shumë mysafirë interesantë me profesione argëtuese dhe të pazakonta të cilët e ndanë përvojën e tyre me nxënësit gjatë gjysmëvjetorit të parë.

Një ndër mysafirët ishte Patrisha Dejvidson nga Bostoni, SHBA, mësuese e gjuhës angleze me përvojë ndërkombëtare, e cila ishte vullnetare në Ambasadën amerikane në Shkup. Nxënësve ua prezentoi traditat dhe zakonet lidhur me shënimin e Ditës së falënderimeve në SHBA. Përmes kuizit dhe diskutimit interesant, nxënësit i ndanë njohuritë e tyre në këtë temë dhe diskutuan për të gjitha gjërat për të cilat janë falënderues në jetë. Ata e prezantuan edhe videon e tyre për Ditën e falënderimeve të cilën e kanë bërë si befasi për Patrishan dhe për orën.

Takimin e radhës, nxënësit u njoftuan me Kristina Biceva e cila punon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në shtet dhe është alumni e Ambasadës së SHBA-së në Shkup. Ata shkëmbyen mendime për llojet e trashëgimisë kulturore, lëndët tradicionale dhe veshjet me çka e përforcuan të folurit publik të tyre dhe të argumentuar në gjuhën angleze.

“Dilni nga zona e juaja e komoditetit dhe luftoni për atë që dëshironi ta bëni”, i porositi Sashko Poter Micevski nxënësve, i cili punon në montimin e filmave dhe TV serialeve dhe krijimin e efekteve të zërit. Ai ka punuar në filmat Hari Poter me çka nxiti interesim të madh tek nxënësit për ekipin e aktorëve dhe bashkëpunimin e Sashkos me të gjithë ata. Ai foli për dashurinë e tij ndaj filmave dhe iu përgjigj pyetjeve të shumta të nxënësve lidhur me profesionin e tij dhe projektet në të cilat ka punuar, në mesin e të cilave ka edhe produksione të shumta hollivudiane.

Për nxitjen e frymës së sipërmarrësisë tek të rinjtë, mysafire ishte edhe Sonja Magdevska, sipërmarrëse dhe alumni e Programit Fulbrajt të Ambasadës së SHBA-së e cila udhëheq biznes të sajin për prodhimin e verës dhe jeton në Kaliforni, por prindërit e saj janë nga Maqedonia e Veriut. Përmes fjalimit të saj frymëzues, nxënësit i njohën hapat e saj në udhëheqjen e biznesit në SHBA duke filluar nga asgjë, ndërsa duke pasur motivim të madh dhe dëshirë për sukses. Sonja ndau edhe leksione shumë të rëndësishme për jetën dhe sipërmarrësinë. Pasi ua prezentoi verën e quajtur “Ahengu feminist” (Feminist Party), nxënësit e pyesnin për verërat e njohura, bashkëpunimin e saj me personalitete të njohura në SHBA, kërkonin t’u jepte këshilla nga përvoja e saj se si të fillojnë biznesin e tyre, e pyesnin cilat janë planet e saj të ardhshme dhe ngjashëm me ç’rast morën përgjigje të thukëta.

„Atë që duhet ta themi është: nuk ka plan B; ky është plani im A dhe duhet të bëjë gjithçka mundem që ai të ketë sukses dhe të vazhdoj të punoj në të çdo ditë të ardhshme. Si pronarë të biznesit jemi përgjegjës jo vetëm për veten, por edhe për njerëzit të cilët punojnë në biznes“, porositi ajo.

Përfundimisht, „Bisedat të enjteve“ u dhanë mundësi nxënësve në mënyrë virtuale ta vizitojnë Muzeun e artit bashkëkohor në Shkup dhe ta ndjekin ekspozitën “Shkupi nga fillimi”, që paraqet bashkëpunim të përbashkët të Muzeut të arteve bashkëkohore nga Shkupi, Ambasadës së SHBA-së dhe Muzeut të arteve bashkëkohore në Nju-Jork. Shëtitjen virtuale si edhe informacionet i realizuan kustoset Bojana Janeva dhe Kumjana Novakova. U diskutua për veprat e shkëlqyera të artit bashkëkohor dhe tregimin dhe rëndësinë e tyre si edhe për solidaritetin e artistëve nga Amerika të cilët i kanë dhuruar veprat e tyre për Qytetin e Shkupit pas tërmetit në vitin 1963 me qëllim që të mbahet një djep i artit të Ballkanit dhe e atë muzeu të bëhet një nga muzetë me më shumë vepra të artistëve të huaj. Mysafiret i ftuan nxënësit në të ardhmen kur kushtet ta lejojnë këtë ta vizitojnë muzeun dhe fizikisht të njoftohen me edhe shumë vepra të cilat janë të ekspozuara në të, ne mesin e së cilave edhe piktura e piktorit Pikaso.

„Na pëlqejnë orët shumë. Jemi duke mësuar gjëra të reja, po shoqërohemi me miqtë dhe jemi duke njoftuar miq të rinj“, thonë nxënësit.

Këto orë vazhdojnë të mbahen edhe në gjysmëvjetorin e dytë me mysafirë të rinj me të cilët nxënësit në mënyrë aktive do të diskutojnë në tema të ndryshme dhe do t’i zhvillojnë njohuritë e veta të gjuhës angleze.

Ky aktivitet është pjesë e Programit Access për mikrobursim për rritjen e qasjes në gjuhën angleze, i mbështetur nga Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.