Aksion i të rinjve në Gjevgjeli për zbukurimin e parkut të qytetit

55
Nxënësit nga shkollat fillore “Vlado Kantarxhiev” dhe “Kërste Misirkov” dhe shkolla e mesme “Josif Josifovski” nga Gjevgjelia organizuan aksion rinor për zbukurimin e parkut të qytetit në rrugën “Marshall Tito”. Aksioni rinor është mbështetur nga Komuna e Gjevgjelisë dhe Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjve në Arsim, në bashkëpunim me Forumin Arsimor Rinor.

Të rinjtë nga bashkësi të ndryshme etnike, duke respektuar protokollet e mbrojtjes, morën pjesë në vendosjen e pajisjeve të reja urbane, lyerjen e rrethojës dhe pajisjes, si dhe rregullimin hortikulturor. Në park është vendosur ndriçim i ri, me çka mori pamje më të bukur dhe bashkëkohore. Në aksionin rinor morën pjesë edhe drejtorët e tri shkollave, mësimdhënësit të cilët u ndihmuan nxënësve dhe përfaqësues të administratës komunale.

Gjatë aksionit, nxënësit i vizitoi kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov i cili porositi: “Kam kënaqësinë që arritëm t’u dalim në ndihmë kërkesave dhe nevojave të bashkëqytetarëve më të rinj në mënyrë që përmes aksionit rinor qyteti i lindjes të bëhet një vend më i bukur për të jetuar. Më vjen mirë që bashkëpunimi vazhdon, duke dëgjuar zërin e tyre për veprim në fushat e jetesës shoqërore, e në të njëjtën kohë, duke mundësuar bashkëveprime pozitive mes të rinjve të përkatësisë së ndryshme etnike në nivel të shkollës dhe të bashkësisë, si dhe përmirësimin e shkathtësive për arsim qytetar, sjelljeve dhe praktikave vullnetare të të rinjve”.

Një nga nxënësit që ishin pjesë e aksionit shton, “Është nder dhe kënaqësi e veçantë për ne që të realizojmë aksionin rinor si një nga idetë e të rinjve nga Komuna e Gjevgjelisë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, respektivisht parku i qytetit të bëhet një vend ku të gjithë gjeneratat do të kalojnë një pjesë të kohës së së lirë”.

Në periudhën e ardhshme, do të pasojnë disa aksione rinore në të cilat do të përfshihen edhe shumë nxënës të komunaver të ndryshme në të gjithë shtetin.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.