Aksion humanitar i nxënësve të SHF “Qirili dhe Metodi” nga fsh. Stajkovc

86
Në SHF “Qirili dhe Metodi” nga fsh. Stajkovc, Gazi Babë vazhduan të realizohen aktivitetet jashtëshkollore, të mbështetura nga Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik e të Rinjve në Arsim. Në periudhën e kaluar nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike së bashku zbatuan disa iniciativa dhe organizuan aksion humanitar.

Ata u njoftuan përmes punëtorisë onlajn për miqësi të reja. Ajo u realizua nga mësimdhënëset e gjuhës angleze dhe përmes shkëmbimit të mendimeve për atë se çfarë do të thotë miqësia, nxënësit u bashkuan në mënyrë që të mund të bashkëpunojnë më lehtë me njëri-tjetrin.

Njëkohësisht, drejtoria e shkollës dhe mësimdhënësja e arsimit figurativ së bashku me prindërit mbajtën punëtori kreative për punime artizanati dhe e bashkuan të dobishmen dhe të bukurën. Punimet e tyre tani i zbukurojnë muret në hapësirat e shkollës qendrore dhe rajonale dhe janë përkujtues për shoqërimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Edhe nxënësit mësuan se si të përpunojnë sende prej materialeve të ndryshme. Në kuadër të seksionit figurativ, ata vizatuan piktura dhe së bashku me mësimdhënësit dhe prindërit e tyre përpunuan stoli dhe sende të tjera. Në mënyrë që të shënohet patronati i shkollës, punimet e artizanatit janë vendosur në ankand elektronik. Mjetet e grumbulluara nga ankandi janë dhuruar për qëllime humanitare për ndihmë familjeve të rrezikuara sociale.

Aktivitetet e këtilla jashtëshkollore janë shumë të rëndësishme për veprimtarinë e përgjithshme edukative-arsimore të shkollave. Përmes tyre nxënësit kanë mundësinë të mësojnë gjëra të reja dhe të zbatojnë diturinë dhe shkathtësitë e përvetësuara në inicimin e aktiviteteve kreative dhe interesante.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.