Programi Access i pasuruar me metoda të reja të punës

244
Në dy vitet e kaluara në SHMK “Gjimnazi Koço Racin” nga Velesi me sukses pilotoi programi Access, i mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në RM, qëllimi i së cilit është nxënësit ta mësojnë gjuhën angleze, kulturën amerikane dhe vlerat demokratike. Pas realizimit të suksesshëm të pilot programit, këtë vit programi vazhdoi të realizohet me gjeneratën e dytë të nxënësve.

Programi Access është me kohëzgjatje prej dy vjetësh, ndërsa në të marrin pjesë njëzet e pesë nxënës të vitit të parë, të dytë dhe të tretë prej të gjitha shkollave të mesme nga Velesi. Mbajtja e orëve zbatohet në një mënyrë joformale, interesante dhe më ndryshe nga mësimi i rregullt në arsimin e mesëm, përmes organizimit të punëtorive kreative – edukative si edhe duke i kushtuar vëmendje aspektit social midis nxënësve. Nxënësve u mundësohet në mënyrë jo të përditshme t’i pasurojnë njohuritë e tyre për mënyrën amerikane të jetesës, sistemin arsimor, shënimin e festave kombëtare, jetën politike dhe kulturore si dhe traditat dhe vlerat e SHBA-së.

Përveç orëve të rregullta, të cilat mbahen dy herë në javë, programi parasheh edhe një kamp veror dhe dimëror në vit. Gjithashtu, nxënësit vizitojnë edhe institucione të rëndësishme kulturore dhe arsimore. Vizitohen edhe ekspozita artistike, shfaqje teatrale dhe projeksione kinemash, pasurohet edhe fryma sportive e nxënësve përmes lojërave sportive ndërsa intelekti përmes punëtorive interaktive dhe kreative.

Gjatë gjeneratës së dytë të zbatimit të programit, u vendosën edhe dy metoda të reja të punës, të cilat janë të ndryshme për nga koncepti i tyre dhe mundësojnë fitimin dhe zhvillimin e aftësive të reja të cilat kontribuojnë për zhvillim më të mirë dhe vetëbesim më të madh të nxënësve.

Metoda e bashkëmësimdhënësve (co-teachers) është vendosur me qëllim që t’u mundësojë nxënësve, së bashku me mësimdhënësit, ta analizojnë temën e ditës, të hulumtojnë për të njëjtin dhe të përgatisin program pune për orën. Më pas, nxënësit e zbatojnë programin përmes mënyrës interaktive të punës.

Metoda e “mikut ponço”, mundëson që nxënësit të punojnë në çifte. Me këtë metodë, bashkohen në çifte në fillim të vitit dhe të njëjtit mbeten, si të tillë, gjatë tërë vitit. Gjatë punës dhe mbulimit të temave nga kurrikula e punës, çiftet ponço punojnë së bashku, e ndihmojnë njëri-tjetrin në detyrat e dhëna, hulumtojnë për temat e dhëna dhe e prezantojnë punën e tyre para gjithë grupit.

Këto dy metoda e pasurojnë llojllojshmërinë e metodave të punës ndërsa gjithashtu ndihmojnë edhe në zhvillimin e personalitetit të nxënësve. Krahas avancimit të gjuhës angleze në të folur, me to insistohet që të arrihet nivel më i lartë i pavarësisë dhe rritje e vetëbesimit tek nxënësit.