11 tregime të suksesshme të cilat e shënuan vitin 2019

94
1. Mbi 140 nxënës të familjeve të rrezikuara sociale morën mbështetje financiare (bursë) që të regjistrohen në shkollë ose që të mbeten në sistemin arsimor edhe krahas rrezikut prej braktisjes së shkollës. Që të lehtësohet inkluzioni i nxënësve bursistë, rregullisht janë organizuar aktivitete jashtëmësimore me bashkëmoshatarët e tyre.

2. Mbi 500 persona të papunë morën pjesë në trajnime për aftësi profesionale. Mbi 300 prej personave të trajnuar u punësuan pas përfundimit të suksesshëm të trajnimeve.

3. U rinovuan 22 shkolla në shtet. Me këtë u mundësuan kushte më të mira për të mësuar dhe për punë për mbi 15,000 nxënës dhe 1,500 mësimdhënës.

4. Në partneritet me Zyrën e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale u rinovuan objektet e braktisura në f. Bistrenc, Demir Kapi dhe f. Buçin, Krushevë. Objektet u pajisën me mobilie dhe materiale didaktike që të mundësohet edukimi i fëmijëve të moshës parashkollore.
5. Në bashkëpunim me Forumin Rinor të Arsimit, u realizuan 18 aksione për të rinj – rregullimi i oborreve dhe parqeve, shndërrimi i hapësirave shkollore në qendra për të rinj, aksione ekologjike dhe nisma të ngjashme vullnetare. Përmes këtyre aksioneve, nxënësit kanë mundësi të bashkëpunojnë me autoritetet lokale dhe të zbatojnë nisma për përmirësimin e sfidave shoqërore të cilat i prekin.

6. Si rezultat i konceptit të ri për Arsim qytetar, u organizuan mbi 110 ditë të hapura për Arsim qytetar në shkollat fillore. Nxënësit morën pjesë në aktivitete të ndryshme si vizatimin e vendkalimit për këmbësorë para ose pas shkollave, pastrimin e mjedisit, zbukurimin e hapësirave shkollore, organizimin e fushatave, debateve, punëtorive dhe takimeve me përfaqësuesit e autoriteteve lokale, organizimin e aksioneve humanitare dhe vendosjen e trupave përfaqësues të nxënësve.
7. Me nismën e Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në gjashtë shkolla të mesme në Qytetin e Shkupit rregullisht janë realizuar orë të përbashkëta mësimore me nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore. Nga hulumtimi i bërë me nxënësit të cilët morën pjesë në këtë nismë, u pa se rreth 90% prej tyre janë shoqëruar, kanë komunikuar dhe kanë fituar miqësi të reja gjatë orëve, ndërsa 80% do të dëshironin të kenë orë të përbashkëta mësimore edhe gjatë vitit të ardhshëm shkollor.

8. Rreth 50 shkolla më shumëgjuhëshe rregullisht organizuan takime të seksioneve të përbashkëta në të cilat morën pjesë nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore. Mësimdhënësit të cilët në të kaluarën kanë mbajtur seksione të gjuhë të ndryshme mësimore dhe nxënësit e tyre kanë punuar së bashku në një seksion në temën e njëjtë në shkollën e tyre, ndërsa më pas nxënësit u njoftuan midis tyre më mirë, bashkëpunuan dhe bashkërisht krijuan produkte.
9. Njëzet e dy shkolla njëgjuhëshe realizuan aktivitete jashtëmësimore në partneritet me shkollat njëgjuhëshe në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhë të ndryshme mësimore.

10. Programi për mikrobursim për rritjen e qasjes deri tek gjuha angleze – Access u zgjerua edhe në pesë lokacione në shtet. Përmes aktiviteteve të ndryshme për mësim, 125 nxënës të shkollave të mesme të cilët për herë të parë do të marrin pjesë në program do të kenë mundësi që më mirë ta mësojnë gjuhën angleze.

11. Këshilltarët e Byrosë për zhvillim në arsim dhe praktikantët u trajnuan për program të ri arsim i cili përfshin tema siç janë aftësitë jetësore, zhvillimi në karrierë dhe kompetencat mediatike në kuadër të projektit PEACOCK – Paqe përmes bashkëpunimit, kompetencave dhe njohurive.