Мësimdhënës të arsimit qytetar morën pjesë në trajnimet onlajn për njësi modulare

56
80 mësimdhënës të arsimit qytetar nga 65 shkolla të mesme profesionale morën pjesë në katër trajnime onlajn për përpunimin e përmbajtjeve dhe për metodat mësimore të parashikuara në modulin 1 dhe 2 të Udhëzuesit të sapo përgatitur për mësimdhënës. Trajnimet u mbajtën në periudhën mes 6 dhe 9 tetorit të vitit 2020, në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrim Ndëretnik të të rinjve në Arsim, e në bashkëpunim me Byronë e Zhvillimit të Arsimit dhe Forumin Rinor Arsimor. Në mesin e pjesëmarrësve ishin mësimdhënës, përfaqësues të shërbimit profesional dhe këshilltarë të Byrosë së Zhvillimit të Arsimit të cilët në mënyrë më të hollësishme diskutuan dhe u njoftuan me njësitë modulare.

Përmes metodave të ndryshme bashkëvepruese, janë dhënë udhëzime dhe ide për planifikimin dhe realizimin e mësimdhënies nga lënda arsim qytetar që sipas programit të ri mësimor, mësohet në vitin e parë në shkollat e mesme profesionale. Vëmendje e posaçme i është kushtuar përpunimit të aktiviteteve të propozuara në udhëzues dhe zbatimin e tyre përmes nxënies në distancë. Pjesëmarrësit në trajnim kishin mundësi  t’i ndajnë përvojat dhe sugjerimet e tyre në raport me realizimin e procesit mësimor të arsimit qytetar. Përmes trajnimit, ata përvetësuan shkathtësi, dituri dhe materiale për realizimin e procesit mësimor sipas programit të ri modular.

Sa i përket përvojave/njohurive më të rëndësishme apo domethënëse të përvetësuara gjatë trajnimeve, pjesëmarrësit veçuan, “Kemi marrë instruksione shumë të qarta, reflektime dhe ide të reja rreth mënyrave të përgatitjes së përmbajtjeve mësimore. Më e rëndësishme është ajo se presim që bashkëveprimi i nxënësve përmes moduleve dhe teknikave të ofruara të jetë më i madh dhe para së gjithash më tërheqës për vetë nxënësit. Çdo përvojë e këtillë e re është e mirëseardhur veçanërisht në kushte të këtilla të izolimit kur nuk mund të konsultohemi mes vete me kolegët dhe shërbimet kompetente. Prandaj për ne instruksionet e këtilla për paraqitjen tonë më të mirë dhe më të suksesshme profesionale si mësimdhënës janë mëse të nevojshme”.

Pjesëmarrësit në trajnime dhanë edhe informacion kthyes pozitiv për përmbajtjet e përgatitura në modulin 1 dhe 2 të Udhëzuesit për mësimdhënës të arsimit qytetar. “I përpunuar në mënyrë të shkëlqyeshme, i përgatitur deri në detajet më të imta ashtu që secili nxënës mund ta kuptojë, ndërsa mësimdhënësit i është lënë hapësirë për disa ndryshime të caktuara dhe qasje individuale. Udhëzuesi është zgjidhje unike në të cilën janë përfshirë shumë drejtime dhe udhëzime të çmueshme për mësimdhënësin si në pjesën teorike, ashtu edhe në udhëzimet për reflektim dhe vlerësim”.

Në periudhën që vijon, trajnim i këtillë do të realizohet edhe për tri module tjera të programit mësimor për lëndën e arsimit qytetar në vitin e parë të shkollave të mesme profesionale.

Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID).

Ky aktikull është përgatitur me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e shprehura i takojnë QMEQs në këtë faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.